Shëndetësi

Zbulimi i fundit: Skanimi i syrit tregon simptomat e para të sëmundjes së Alzheimerit

By FerizajPress

March 12, 2019

Oftamologët në Universitetin Duke, kanë zbuluar që një lloj skanimi i syrit mund të dallojë probleme të cilat përcaktojnë sëmundjen e Alzheimerit. Rezultatet u publikuan të hënën në një revistë oftamologjike.

Skanimi i syrit njihet me termin- OCTA, dhe në më pak se një minutë bënë një foto të retinës dhe qelizave nervore në pjesën e prapme të syrit të cilat, arrijnë ta konvertojnë dritën nga jashtë në sinjale neurale që i krijon truri përmes pamjeve – shkruan Livescience, transmeton Gazeta Express

Hulumtimet skanuan sytë e 39 personave të cilët kishin Alzheimer, 37 personave me dëmtime të lehta kognitive dhe 133 personave me asnjë nga këto çrregullime. Ata vërejtën se densiteti i venave të gjakut ishte më i vogël dhe më i hollë në një nga shtresat e retinës së syve tek njerëzit të cilët kishin Alzheimer nw krahasim me ata tw cilwt nuk vuanin nga kjo swmundje.

Sëmundja e Alzheimerit është një nga format më të shprehura të demences dhe i prekë 5 milion njerëz në Amerikë. Diagnoza e Alzheimerit bëhet me anë testeve kognitive, pa përdorur ndonjë analizë gjaku.

Pse ka një rrjet të varfër të venave të gjakut tek njerëzit me Alzheimer?

Autorët e studimit të ri pohojnë se një rrjet i reduktuar i venave të gjakut është për shkak se proteina e cila jep sinjal për rritjen dhe zgjerimin e venave të gjakut është në një nivel më të ulët tek personat me sëmundjen e Alzheimerit. Kjo mungesë e kësaj proteine mendohet se shkaktohet nga prania e tepërt e amiloides –proteina përgjegjëse per Alzheimer.

Ky zbulim duhet kohë që të aplikohet tek pacientët e tjerë, në mënyrë që të konsiderohet si një opsion për të diagnostikuar simptomat e hershme të sëmundjes së Alzheimerit.