Ferizaj

Zbatimi i ligjit mbi rregullat e trafikut ka filluar të jap rezultatet e para

By FerizajPress

September 20, 2016

Fillimi  i zbatimit të ligjit të ri mbi rregullat në komunikacion  ka filluar të jap  rezultatet e para mbi sigurinë në komunikacion.

Për këtë edhe  rrjeti i OJQ-ve AVONET gjatë orëve të pasdites ka filluar të monitoroi situatën dhe gjatë  orëve të pasdites deri në orët e mbrëmjes   ka përcjellë  gjendjen në  komunikacion.

Sipas AVONET  në ndërrimin e pasdites nuk është raportuar asnjë aksident.

“Në orët e mbrëmjes  jemi në magjistralen Ferizaj-Prishtinë  dhe për një orë sa kemi qëndruar me  ekipin e policisë së trafikut   vetëm një makinë  ka bërë tejkalim të shpejtësisë” tha Kenan Gashi nga AVONET.

Në bazë të këtij  ligji rëndësi i është dhënë tejkalimit të shpejtësisë brenda zonës urbane, ku për tejkalim deri në 50 km në orë më shumë se që është e lejuar dënimi do të jetë deri në 900 euro.

Ligji parasheh edhe pikët negative, në bazë të të cilave shoferëve u pezullohet leja e vozitjes apo edhe anulohet në tërësi.