Zbardhet propozimi i SHBA-BE, PD: Ndërkombëtarët duan nenin 88

By FerizajPress

July 11, 2016

Burime nga PD bëjnë me dije se ndërkombëtarët, ashtu si edhe opozita duan rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias. Gjithashtu shtojnë se SHBA dhe BE lëvizën nga vija e kuqe e kryeministrit.

Një tjetër propozim është se ndërkombëtarët do të monitorojnë përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve për Vetingun, ndërsa kanë të drejtë që të skualifikojnë kandidatura të mundshme.

Vlerësimi i anëtarëve të Vetingut, sipas propozimit parashikohet që të bëhet nga 3 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të përzgjedhur me short nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

.