Ky i fundit ka akuzuar viktimën se i ngacmonte gruan.
“Më ngacmonte gruan”, mësohet të jetë shprehur në polici 36-vjeçari, i cili ka pranuar edhe krimin para oficerëve.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50, në lagjen Nr.1 8, në afërsi të stadiumit “Niko Dovana”. Pas konfliktit verbal që pati mes dy burrave, 52-vjeçari është goditur me thikë, ndërsa është gjetur nga kalimtarët e rastit i mbuluar nga gjaku. Ndërkohë, pak pas krimit autori i dyshuar është arrestuar.