Lajme

Zbardhet dëshmia e Mynyr Konit: Jam rrëmbyer dhe kërcënuar

By FerizajPress

April 18, 2016

Profesor Mynyr Koni është thirrur për të dëshmuar në polici për kërcënimin që është bërë ndaj tij. Ai ka thënë se nuk i mbaj mend fytyrat e personave, por sakaq ka treguar skenën e krimit.

“Isha në rrugë duke shkuar për në shtëpi, një makinë më ndaloi tek këmbët dhe një person më urdhëroi të hyja brenda. Aty jam kërcënuar. Ishin tre veta. Njëri prej tyre më tha “Ti do terhiqesh deri nesër nga gara”. I thashë të mendohem deri nesër. Personi në fjalë me ton të lartë më tha: Ti do të japësh dorëheqjen”.