Ferizaj

Zariqi takon studentët ferizajas, premton mbeshtetje të vazhdueshme për studentët

By FerizajPress

September 10, 2019

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD Xhavit Zariqi zhvilloi takim me studentët Ferizajas!

Pasditën e sotme, nivele nga struktura e AAK-Dega Ferizaj zhvilluan takim me kategorinë e studentëve të qytetit.

Duke i falenderuar për kontributin e tyre në shoqëri, kryetari Zariqi premtoi mbështetje të vazhdueshme për studentët Ferizajas nga ulësja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shprehi gadishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmën.

Kontributi i studentëve në mbarë shoqërinë civile është për t’u çmuar si vlerë për qytetin e Ferizajt. Kjo kategori na bënë të ndjehemi krenarë si qytet!