Ferizaj

Zariqi: Dilni votoni e mos lejoni që pakica të  vendos për fatin e juaj

By FerizajPress

October 22, 2017

Ferizaj.22.10.2017. Kandidati i AAK-së për kryetar të Ferizajt Xhaviti  ka votuar në fshatin e tij të lindjes,në Rahovicë të Ferizajt.

Me këtë rast Zariqi ka uruar të gjithë qytetarët  për  zgjedhje të qeta  dhe për një të ardhme më të mirë.

Zariqi  ka ftuar qytetarët të clët ende nuk kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar të shfrytëzojnë edhe orët që kan mbetur deri në mbyllje të vendvotimeve.

“Është mirë që të dalin sa më shumë të votojnë. Numri i madh i votuesve  është një mundësi që të zgjedhen më të mirët por edhe një mundësi që  zgjedhja të bëhet nga shumica e jo  vendimet të merren nga një pakicë e votuesve” ka thënë Zariqi.