Lajme

Zafir Berisha: Thaçi përgjegjës për demarkacionin, duhet të japë llogari para ligjit (Video)

By FerizajPress

September 14, 2016

Berisha në emisionin Infobox të RTV Dukagjini ka thënë se deputetet tani janë më të bindur për votën e tyre kundër kësaj marrëveshje, madje është shtuar edhe numri i deputetëve të PDK-së që janë kundër.

Berisha presidentin Thaçi e ka quajtur e zeza e Kosovës dhe për vendimet që ai merr duhet të jap përgjegjësi para ligjit.

Por, nëse një çështje si kjo kalon në Kuvendin e Kosovës, Berisha ka thënë se ekziston rreziku për një konflikt të armatosur.

Sipas tij, për tokë shqiptarët shumë herë kanë luftuar.

Berisha ka thënë se e vetmja zgjidhje për vendin është prishja e këtij koalicioni, të cilin e quan të korruptuar dhe shkuarja në zgjedhje.