Lajme

Zaev takohet me ambasadorët: Është e nevojshme një qeveri stabile

By FerizajPress

January 31, 2017

Në këtë takim është konstatuar se për qytetarët e Maqedonisë është e nevojshme të fitohet një qeveri stabile, për reformat e nevojshme euro-atlantike, transmeton noa tv

“Maqedonia duhet të eci përpara. Është i qartë vullneti i qytetarëve për ndryshime, për këtë kërkojmë nga Gjorgje Ivanov, qytetarët dhe Maqedonia që të mos humbasin më shumë kohë, por të veprohet sipas Kushtetutës dhe të ma jep mandatin për formimin e qeverisë së re. Ne presim se do ta formojmë shumicën e re parlamentare, me çka do të sigurojmë qeveri stabile dhe të reformuar, ashtu siç e vendosën qytetarët” – theksoi Zaev.

Zaevi i informoi ambasadorët edhe për bisedimet që ka realizuar me partitë politike shqiptare por edhe me Platformën e LSDM-së.