Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Shqipërisë ,Edi Rama me liderët e tri partive opozitare në vend, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, raporton Indeksonline. Kryetari i Vetëvendosjes,Visar Ymeri ka thënë se në takimin e sotëm që zgjati rreth 2 orë, janë diskutuar të gjitha temat aktuale. Ai ka theksuar se ka kërkuar nga kryeministri Rama që te marr masa për parandalimin që i është bërë disa shtetasve të Shqipërisë në Kosovë. “Kemi shprehur shqetësimin tonë dhe kemi kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të ndërmarr masa për ndalimin që i është bërë anëtarëve të Vetëvendosjes, Boiken Abazit, e të tjerëve”, ka thënë Ymeri. Kujtojmë se në takim me Ramën, përveç Ymerit morën pjesë Albin Kurti i VV-së, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj dhe kryetari i Këshillit të Nismës, Jakup Krasniqi. Rama po ashtu gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin