Lajme

Ymeri i përgjigjet Veselit: Prishtinën e çliruam nga krimi

By FerizajPress

September 17, 2016

Në reagimin e tij Ymeri ka thënë se koka e krimit në Kosovë nuk mund ta durojë një qeverisjen në Prishtinë që i jep fund krimit e korrupsionit.

Ymeri në një postim në facebook ka shkruar se në Prishtinë do të angazhohen për një sistem të drejtësisë të të pavarur që ia tregon vendin Kadri Veselit dhe kryetarëve të komunave nga partia e tij, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë i Veselit:

Njeriu i nëntokës, Kadri Veseli, paska deklaruar se Prishtina nuk e meriton udhëheqjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ky deklarim duket të jetë pak i vonuar sepse koka e krimit në Kosovë nuk mund ta durojë dot një qeverisje që i jep fund krimit e korrupsionit, që nuk e lejon asnjë keqpërdorim, që ndalon çdo ndërtim pa leje, që vendos rregull e rend në administratë dhe çdo institucion që e mbikëqyrë, që është transparente në punësim dhe çdo vendim, që punon për barazi, etj.

Prishtina me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me kryetarin Shpend Ahmeti në krye, sigurisht që do të vazhdojnë me përkushtim maksimal angazhimin që Prishtinën të ia kthejnë qytetarit. Si dhe, bashkarisht do të angazhohemi për një sistem të drejtësisë të pavarur që ia tregon vendin Kadri Veselit dhe kryetarëve të komunave nga partia e tij, me akuza nga më të ndryshmet. Për drejtësi që i jep fund klanit Pronto.

Prishtina po çlirohet! Do ta çlirojmë gjithë Kosovën!