Katalanët kanë hasur në mospajtime të mëdha me argjentinasin, i cili kërkon një pagë marramendëse për nënshkrimin e kontratës së re.
Për të bindur Messin për të qëndruar, Barcelona është e gatshme të bëjë edhe sakrifica të mëdha.
Sakrifica e madhe e Barcelonës pritet të jetë mesfushori Ivica Rakitc, ku me paratë e fituara nga shitja e tij, katalanët do të kishin më të lehtë sigurimin e mjeteve të cilat do të bindnin Lionel Messin për të qëndruar në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.
E për Rakitic interesim po shprehin disa skuadra, si Juventus, Manchester United e Manchester City.