22-vjeçari duket se ka patur një histori paksa të vështirë derisa u fut në rrugën e futbollit. Ishte në moshën më delikate kur ai rrinte shumë në rrugë dhe për pak u përfshi në drejtimin e bandave dhe jo të një jete më të mirë. Mirëpo ai tregon se si futbolli i ka shpëtuar jetën dhe e ka sjellë këtu ku është sot. “Isha në turmë të gabuar që në moshë të re,” tha Alli për “Evening Standard.” “Futbolli ishte një zbavitje e madhe nga rruga që unë kisha mësuar. Unë jam shumë me fat që kam takuar njerëz që ndihmuan gjatë kohëve më të vështira dhe më kanë ndihmuar të rritem në personin që jam sot. “Ka shumë që njerëzit nuk dinë për mua, por shumë njerëz mendojnë se dinë për mua, unë kam mësuar të mos marr asgjë të gatshme.” “Kam marrë futbollin si punë, por ju duhet të luftoni për gjëra në jetë.”