Sport

Xhudoja kosovare mbretëreshë në Evropë, fitohet edhe një medalje e artë

By FerizajPress

June 28, 2018

Kosova e fiton edhe një medalje të artë. Erza Muminoviq ka arritur të shpallet kampione e Evropës në kategorinë 44 kilogramë, përcjellë “Lajmi.net”. Ajo mposhti në finale kroaten Ana Viktoria Puljiz në Bosnje. Kjo është medalja e katërt e artë që e fiton në dy ditët e fundit. Medaljen e artë e fituan edhe Distria Krasniqi dhe Nora e Akil Gjakova, por në Lojërat Mesdhetare në Spanjë. /Lajmi.net/