Xhudisti i Klubit te Xhudos Kastrioti nga Ferizaj, Yll Dalladaku I cili është aktualisht si pjesëtarë i FSK-së duke studiuar në Akademinë Ushtarake më prestigjioze në SHBA, West Point, mori pjesë në gara në xhudo ku pjesëmarrës ishin të gjitha Universitetet e SHBA-ve. Në garat e Kampionatit Kombëtar (National Championships) të organizuar nga Asociacioni I Kolegjeve Kombëtare të Xhudos (National Collegiate Judo Association, NCJA), Yll Dalladaku në kategorinë deri 81 Kilogram, në divizionin elitarë ka zënë vendin e dytë duke arritur të gjitha fitoret deri në finale. Yll Dalladaku ka ndihmuar edhe Kolegjin e tij West Point që në këto gara të zënë vendin e dytë si ekip në divizionin elitarë për meshkuj. Kjo garë është mbajtur në shtetin e Teksasit në SHBA.