Sport

Xhudistët e “Kastriotit” stolisen me 10 medalje në turneun ndërkombëtarë “MIOKI OPEN” në Shkup

By FerizajPress

October 30, 2016

Këtë të shtunë, më 29.10.2016 është  mbajtur  turneu ndërkombëtarë “MIOKI OPEN” në Shkup.

Në këtë turne morën pjesë  43 ekipe  nga 10 shtete, me mbi 500 garues.

Klubi i Xhudos “Kastrioti”  nga Ferizaj  në këtë turne mori pjesë me 18 garues nga ku  në një konkurrencë mjaft të fortë  arriti të  stoliset me 10 medalje.

Prej tyre 1 të arte, 3 të argjendta dhe 6 të bronzta.

Në këtë turne me medalje të artë u stolis  Jon Veliu, ndërsa me medalje të  argjendtë u stolisën  Leart Bibaj, Hamit Gashi dhe Fatlind Bytyqi

Në një konkurrencë  çfarë ishte në këto gara dhe numri i madh i pjesëmarrësve e që konsiderohet si një nga turnet më të forta në regjion  edhe vendi i tretë ishte një sukses për tu dëshiruar.

Në këtë konkurrencë  me medalje  te bronzta u stolisen Aldon Hetemi, Ermal Jahiri, Euron Nazifi, Erza Sadriu, Medina Bunjaku dhe Lorian Hyseni.