E nisur në vitin 2017,bashkëpunimi ndërmjet komunës së Hanit të Elezit dhe shkollave nga Dortmundi i Gjermanisë sa vjen rritet dhe plotësohet.Sot Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim z.Bernd Bruns, Drejtorë I përgjithshëm i Shkollës “Anne-Frank” znj.Svenja Pfeiffer Drejtoresh e sektorit 5-7 si dhe z.Kemajl Çallaku mësues i Shkollës “Anne-Frank”të cilët ishin të shoqëruar nga z.Xhevdet Ajvazi Pronarë i Kompanisë “Flutura Reisen” GmbH nga Dortmundi.Takimi ishte mundësi që bashkëbiseduesit të konfirmojnë edhe një herë vullnetin e bashkëpunimit të ndërsjellë në interes të shkëmbimit të përvojave të nxënësve nga dy vendet.Promotori i gjithë këtij aktiviteti z.Kemajl Çallaku tha se përvojat e jashtëzakonshme si të fëmijëve nga Gjermania në Kosovë por edhe fëmijëve të Kosovës në Gjermani na japin të drejtën të pohojmë se kemi realizuar një program shumë të mirë.Këtë e konfirmojë edhe z.Bernd Bruns, Drejtorë i përgjithshëm i Shkollës “Anne-Frank” i cili tha se janë të pashlyeshme mbresat që nxënësit e Gjermanisë kanë përjetuar në Kosovë. Mikpritja, bukuritë natyrore dhe gjithsesi shoqërimi me moshatarët e tyre Kosovarë do të ju mbesin shumë gjatë në kujtime.Ndërsa Kryetari Suma i falënderoi ata për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunimin të mëtejmë.Ky bashkëpunim është kurorëzuar edhe me një donacion, Autobus për nevoja të nxënësve të komunës, falë afaristit z.Xhevdet Ajvazi Pronarë i Kompanis “Flutura Reisen” GmbH nga Dortmundi .Ai tha se me të dëgjuar për këtë bashkëpunim e në veçanti me nxënësit e Komunës së Hanit të Elezit, dhe falë respektit për Kryetarin Suma ka vendosur që për nevojat e nxënësve të dhurojë një autobus për të cilin tha se shpresojë se do të ndihmojë shkollave për të realizuar aktivitet e tyre.Gjithsesi falënderimi i Kryetarit Suma për z.Xhevdet Ajvazin ishte në emrin e tij personal, nxënësve të Komunës por edhe banorëve duke I uruar atij suksese në afarizmin e tij.