Lajme

Xhevat Bislimin, miqtë e bëjnë “tokë” në Facebook: Edhe sa parti do t’i ndërrosh!

By FerizajPress

May 16, 2016

Ish anëtari i Nismës për Kosovën, tash aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhevat Bislimi paska tentuar tash të hedhë baltë në portale. Ai përmes një postimi në Facebook, sikur paska dashur të shpërlahet nga dështimi i taktikës së tij puçiste për ta shkatërruar Nismës, ashtu siç thonë zyrtarët e këtij subjekti.

Mirëpo, kanë qenë miqtë e tij në Facebook që ia kanë rikujtuar Bislmit se deri tash i ka ndërruar pesë parti dhe se për të vlen vetëm diktatori Enver Hoxha, të cilin ai e lavdëron sa herë t’i jepet rasti.

“Pse mor Xhevat B. je kaq mosmirenjohes, nuk po merresh me angazhimin tend ne partin e peste me radhe po ma teper me partin qe deri dje ke hanger buke e te kan respeketu te gjithe. Pse pe bon vehten me te sha te gjithe NISMA qfar veprimesh je duke ber, a kurr nuk din mu marre me te ardhmen cka po veq me te kalueren qe pos Enver Hoxhes diktatorit komunist askush nuk vlen per ty. Beso po na vjen keq kur po e kritikon opoziten e ma e keqja bashkimin e AAK-NISMA qe esht pershendet nga te gjithe qytetaret, shoqerit civile, analistet. Secila parti dhe secili antare duhet ta kete nderin te bashkohet dhe miqesohet me Familjen Haradinaj -eshte Embleme e sakrifices per liri. Sikur te ja don te miren Kosoves dhe LVV ti esht dashur te kontribosh ne bashkimin e LVV me AAK-NISMA, PERMBAJE VEHTEN SE JE DUKE PUNUAR PER PUSHTETIN ME FORCU E OPOZITEN ME DOBESU PO SHYQYR QE TE GJITHE TE NJOFIN PER DESTRUKTIVITET DHE PAFUQI POLITIKE. NDALU PAK SE NE UDHEKRYQ KE HUMB RRUGEN DHE NDERRO DREJTIMIN E SHIQETES SE JE DUKE BERE VETVRASJE POLITIKE ME KETO PARAGJYKIME DHE KONCEPTE TUA POLITIKE TE VJETERUARA QESHARAKE….!”, i shkruan njëri Bislimit në postimin e lartë përmendur.

Edhe të tjerët që kanë komentuar në llogarinë e Bislimit në Facebook e kanë bërë “tokë” atë, duke i treguar për të kaluarën e tij.

Më poshtë i keni mesazhet kundër Bislimit nga miqtë e tij në Facebook: