Për një kohë shumë të shkurtë, aktorja e njohur Arta Nitaj ka arritur të bëhet njëra ndër më të përfolurat në mediet rozë.
Që nga paraqitja e saj në serialin komik “O sa mirë”, Arta ka kthyer gjithë vëmendjen nga vetja, transmeton Gazeta Express.
Përveç rolit të saj, Arta ka qenë shumë e përfolur për jetën e saj private.
Së fundmi për të në medie u përfol se është në lidhje me Brunon këngëtarin nga Shqipëria.
Bukuroshja me linjat seksi këto ditë është duke shijuar pushimet e saj në Ulqin.
Mirëpo ajo në pushime është e shoqëruar nga aktorja Adriana Matoshi dhe një tjetër shoqe e tyre.
Arta e cila është shumë aktive në rrjetet sociale pak më parë ka postuar një fotografi ku shihet vetëm në bikini ne plazh.
.