Sport

Xherdan Shaqiri tallet keq me Gary Neville, ia dërgon një dhuratë speciale

By FerizajPress

August 20, 2018

Gary Neville dhe Jamie Carragher ishin pjesë e një basti ku humbësi detyrohej që ta vishte fanellën e rivalit. Ishte Neville ai që humbi këtë bast. Ish mbrojtësi i United ka refuzuar ta vesh fanellën dhe e ka shkelur bastin. Mirëpo ishte Shaqiri ai i cili u fut në mes dhe i dërgoi Neville një fanellë të nënshkruar nga vetë lojtari. Në fanellën e dërguar shkruhej “Për fansim tim numër një, të lutem mos e kthe mbrapa”. Liverpool dhe Manchester United janë dy rivalët më të mëdhenj në Premierligë dhe është e “rëndë” për legjendat e skuadrave që ta veshin fanellën e kundërshtarit./Lajmi.net/ Dhurata e Shaqirit për Neville: