Lajme

Xhemal Ahmeti: Maqedonia drejt eskalimit

By FerizajPress

March 01, 2017

Përmes një postimi në Facebook, ai ka përmendur disa pika që sipas tij duhet të plotësohen në mënyrë që Maqedonia të jetë shtet stabil, transmeton lajmi.net.

Ky është postimi i plotë:

MAQEDONIA DREJT ESKALIMIT

  1. Presidenti maqedon i etnisë sllave i VMRO shkeli kushtetutën në baza nacionaliste.
  2. VMRO është në gjendje të fusë vendin në luftë dhe t’i mbajë shqiptarët të diskriminuar.
  3. Shqiptarët nuk do ta pranojnë këtë gjendje matutje.
  4. Shqipëria dhe Kosova duhet të shkruajnë notë proteste Shkupit, BE-së, NATO për nxitje të luftës nga ana e FYROM-it dhe kërcënim të kulturës dhe të drejtave shqiptare aty.
  5. Partitë shqiptare duhet tash të mblidhen gjitha bashkë për të krijuar institucionet paralele të vetëqeverisjes.
  6. Gjithë qytetarët dhe komunat shqiptare duhet të injorojnë gjitha raportet me qeverinë qendrore.
  7. Jashtë duhet të riaktualizohet lobi dhe rrjetet shqiptare kundër veprimeve të shtetit maqedon.
  8. Partitë politike duhet të krijojnë planin e tyre për mbrojtjen fizike të popullatës së tyre, nga sulmet që tashmë kanë nisur nga agjentët e Ivanovit në gjithë Maqedoninë dhe grupeve radikale që tash e shumë vite paguhen nga VMRO.

Ndryshe nuk do ketë kurrë shtet qytetar në Maqedoni. Dhe nëse ai është i pamundshëm, shqiptarët duhet të kërkojnë zgjidhje tjetër.