Pas betimit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, seanca e Kuvendit ka vazhduar me procedurën e zgjedhjes së kryesuesit të ri.
Me 26 vota pro, Xhavit Zariqi u zgjodh Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajt.
Pas zgjedhjes, Zariqi mbajti një fjalë rasti para të pranishmëve, ku theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë anëtarët e Kuvendit, me qëllim që institucionet komunale të ecin përpara dhe të realizohen synimet në dobi të qytetarëve.
Kuvendi Komunal i Ferizajt ka gjithsej 41 anëtarë, të përfaqësuar nga:Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe iniciativa qytetare “Ne Mundemi”.