Ferizaj

Xhavit Zariqi uron besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit

By FerizajPress

August 10, 2019

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emër të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Ferizaj dhe në emrin tim personal ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame kudo që ndodhen festën e Kurban Bajramit me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës, forcimit të zemrave tona drejtë shkallëve më të larta të devotshmërisë. Është kjo ditë kur dëshmohet sakrifica dhe solidariteti ndaj skamnorëve dhe ndaj njëri tjetrit, prandaj lusim Zotin që për këtë të shpërblejë të gjithë ata që sakrifikuan, për mundin e dhënë.

Me respekt Xhavit Zariqi Kryetar i AAK-së dega në Ferizaj