Xhavit Zariqi, kryetar I AAK-së dega në Ferizaj, së bashku me kandidat të koalicionit AAK-PSD nga Ferizaj ka shpalosur programin para banorëve të fshatit Rahovicë.
Me këtë rast banorët e fshatit Rahovic u njoftuan me programin e këtij koalicioni dhe politikat programore që ofron koalicioni për 100% shtet duke garantuar mjedis sa më të mirë në kë pjesë.
“Sonte në një atmosferë impozante, banorët e Rahovicës mirëpritën kandidaturat e koalicionit fitues AAK-PSD nga Ferizaj! Lista kandiduese nga Ferizaj u përkushtua që ky lokalitet të jetë i përfshirë në të gjitha politikat programore që ofron koalicioni për 100% shtet duke garantur mjedis sa më të mirë në këtë pjesë. Rahovica gjithmonë ka reflektuar në mënyrën e duhur duke përkrahur Aleancën me liderin lokal Xhavit Zariqi dhe atë qendror z.Ramush Haradinaj!” thuhët në komunikatën e lëshuar nga AAK dega Ferizaj..