Lajme

Xhamia në Drenoc është djegur si pasojë e rrymës elektrike

By FerizajPress

January 14, 2017

Xhamia në fshatin Drenoc të Deçanit i cila mbrëmë është përfshirë nga zjarri ka ndodhur si pasojë energjisë elektrike.

Ky është versioni që jep Policia e Kosovës në njoftimin për media.

“Ne baze te informacioneve te para dyshohet se nga rryma elektrike xhamia e fshatit është përfshirë në zjarr”, thuhet në njoftim.

Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes per te kryer hetime rreth rreth rastit dhe shkakut te zjarrit.

Xhamia është djegur në tërësi. Nuk raportohet për të lënduar.