Lajme

Xhamia Çamllëxha më e madhja në Turqi, i zë 37 mijë e 500 besimtarë (Foto)

By FerizajPress

December 28, 2016

Punët ndërtimore në xhaminë më të madhe të Turqisë moderne, Çamllëxha, janë në përfundim e sipër ndërsa ekipi i Anadolu Agency ka marrë pamje të “bukuroshes” së Stambollit nga ajri.

Xhamia Çamllëxha ndodhet në lagjen Uskudar, gurthemelin për të cilën tre vite më parë e vendosi presidenti i shtetit Recep Tayyip Erdoğan.

Më një korrik të këtj viti, xhamia pranoi besimtarët e parë të cilët falën namazin e taravisë, më konkretisht në natën e Lejletul Kadrit që është nata më e rëndësishme në kalendarin islam.

Ekipi i AA-së ka kapur pamje të xhamisë nga ajri në të cilën shfaqen pamje të mrekullueshme të qytetit.

Xhamia Çamllëxha ka kapacitet të pranojë 37.500 besimtarë dhe ndërtohet në gjithsej 30.000 metra katrorë.

Ajo ka platformën nga e cila vizitorët mund të vëzhgojnë lutjet, ka galeri të artit islam, muze dhe bibliotekë.

Arkitekt i xhamisë është Haxhi Mehmet Gungor.

E vendosur në një nga kodrat e Stambollit, xhamia mundëson pamje të çdo pjese të qytetit.

Xhamia ka gjashtë minare, ndërkohë që për të lehtësuar qasjen në të, do të ndërtohet edhe tuneli tre kilometra i gjatë.

.