Sport

Xhaka në Arsenal? Përgjigjet Ragipi

By FerizajPress

April 12, 2016

Ragim Xhaka, babai i Granitit, ka konfirmuar se mesfushori i Borussia Moenchengladbach po kërkohet nga Arsenali

Tash e disa kohë është duke u përfolur se Granit Xhaka po kërkohet nga gjiganti anglez, Arsenal. Këtë tani e ka konfirmuar edhe babai i mesfushorit të Borussia Moenchengladbach, Ragipi.

“Shumë gjëra janë të vërteta për një kalim në Angli. Luan në një skuadër që klubet e mëdha në Evropë e kanë në fokus”, ka deklaruar ai për Tribuna Channel.

“Gjëra konkrete për momentin nuk ka, por interesi është i madh. Se ku do të shkojë, nuk di ta them tashmë. Shpresoj të bëhet më e mira dhe të luajë për një klub të madhe”, ka përfunduar ai.

Por, përveç Arsenalit, interesim për Granitit kanë shfaqur edhe Liverpool, Barcelona dhe Atletico Madrid