Naser Aliji dhe Taulant Xhaka janë shpallur kampion me Baselin në Zvicër
Mbrojtësit e Kombëtares shqiptare, Naser Aliji dhe Taulant Xhaka, kanë vazhduar formën e mirë me skuadrën e Basel, ku kanë fituar titullin e Zvicrës.
Në ndeshjen e fundit, Aliji ka asistuar në fitoren 2:1 ndaj Sionit që Baseli e arriti të shtunën në kuadër të xhiros së 31’të të Superligës së Zvicrës.
Me këtë fitore, Baseli ka siguruar titullin e Zvicrës. Aliji në fushë u inkuadrua në minutën e 20’të në vend të Taulant Xhakës që pësoi një lëndim.
Për futbollistin nga Maqedonia, ky ishte asistimi i pestë i dhënë në 17 paraqitje me fanellën e skuadrës zvicerane, Basel. /Express/