Sport

Xavi vjen me një këshillë interesante për Celticun

By FerizajPress

November 05, 2016

Legjenda e Barcelonës ka deklaruar se nëse Celtic dëshiron të jetë çdo vit në Ligën e Kampionëve, nuk duhet t’i shes lojtarët më të mirë të ekipit.

Celtic që tani drejtohet nga ish trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, në Ligën e Kampionëve këtë edicion në grup gjendet me Barcelonën, Manchester Cityn dhe Borussia Monchengladbach.

“Celtic është një ekip që kam në zemër”, ka deklaruar Xavi, përcjell lajmi.net.

“Kam qenë i zëshëm që ata të jenë pjesë e Ligës së Kampionëve, dhe ata janë aty, por nëse duan të jenë çdo sezon, duhet t’i mbajnë lojtarët më të mirë në skuadër”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.