Më shumë opsione

KUSH PO SHPIF NË EMRIN TIM KUNDËR MUHARREM SFARQËS

Se diskursi i pa kriter në jetën publike në Kosovë ka shënuar kulmin e poshtërsisë, më ra të shoh sonte në orët e vona, madje me sugjerimin e një lexuesi të zakonshëm. Fjala është për një kozeri timen në Facebook të datës 25 tetor 2017, në ora 21.14. Këtë shkrim timin të rastit, portali Lajmi.net i datës 28 tetor 2017, në ora 19.20,(transmetuar edhe nga Ferizajpress) e keqpërdorë aq vrazhdë, në mënyrë jo se jo profesionale, por edhe shumë të ulët, duke „përcaktuar „ përmendsh raportet e mia të dikurshme e të sotme me kryetarin aktual të Ferizajt Muharrem Sfarqa. Kjo është një shpifje që bëhet publikisht në emrin tim në mënyrë të paskrupull dhe të palejueshme njëkohësisht. Ky veprim i portalit Lajmi.net është i denjë për gjyq, mundësi të cilën do të përpiqem ta shfrytëzoj në të ardhmen për këtë rast, pasi në mënyrë të padrejtë vëhët në spikamë emri im në vlugun e fushatës elektorale për kryetar komunash. I bëj me dije opinionit publik se unë as kam qenë e as jam anëtar i asnjë partie politike dhe nuk kam pasur as kam nevojë t'ia kthej kujt shpinën. Për ta dëshmuar këtë që thashë më lartë, e risjell shkrimin tim ne FB dhe shkrimin shpifës të Lajmi.net, që lexuesi të informohet më së miri me këtë gënjeshtër të portalit në fjalë, ku unë nuk përmendi asnjë emër, por tallëm me dukurinë e gënjeshtrës që ka marrë hov nëpër zgjedhje të shpeshta lokale dhe nacionale në Kosovë.Pra, ne shkrimin e mëposhtëm gjithçka është e pasaktë, në dy paragrafet shpifëse mbi shkrimin tim: Disa balotazhistë...

Edhe miqtë e braktisin Muharrem Svarqën në Ferizaj, e quajnë gënjeshtar

Kryetarit aktual të Ferizajt, Muharrem Svarqës, tash sërish kandidat i LDK-së për kryetar, i cili do të matet me Agim Aliun në balotazh, i janë kthyer kundër edhe miqtë e ti
Madje, jo vetëm që nuk po i besojnë, por edhe po e quajnë gënjeshtar.
Para disa ditësh edhe ish-miku i Svarqës, shkrimtari Faruk Tasholli, e ka quajtur atë gënjeshtar, duke tërhequr paralele me logjikën serbe për gënjeshtrën dhe Dobrica Qosiqin.
DISA BALOTAZHISTË MA KUJTOJNË DOBRICA QOSIQIN
Disa kandidatë për kryetarë komunash në blotazh, sidomos ata që kanë më pak vota se kundërshtarët e vet, me qëndrimet e tyre, me fjalët e tyre, ma kujtojnë një thënie të „babit të popullit serb“ Dobrica Qosiq:
„Rrena është virtyti më i mirë i popullit serb. Ne rrejmë ta mashtrojmë veten, t’i inkurajojmë të tjerët,ne rrejmë për falje,ne rrejmë se kemi mbisunduar frikën, rrejmë që ta fshehim mjerimin tonë.Rrena është formë e patriotizmit tonë dhe vërtetim i intelegjencës sonë. Ne rrejmë me inkurajim dhe me kreativitet…”, ka shkruar Tasholli.
(Lajmi.net, 28 tetor 2017, 0ra 19.20)

Mentor Thaqi

Shpifësat janë dyfish të inkriminuar ...
9 orë më parëPëlqej1PërgjigjuMë shumë

Remi Tahiri

genjeshtra eshte ber vyrtyne ne kosov.sidomos ne kohen e zgjedhjeve
9 orë më parëPëlqej1PërgjigjuMë shumë

Naim Ymeri

...në vend të komentit, të përshëndes Faruk Tasholli, me këto vargje për rrenën..

POEMA E RRENËS

Është një fjalë që skaperdihet
se dikujt pa të si flihet
që tek ne është bërë modë
nga mëngjesi deri natën vonë
pa rrejt i rrokë stresi
se rrenen e kanë si mëlmesë
pa të nuk jetojnë
shtyhen në garë
kush e bënë
rrenën e parë.

E me rrena e prishin zemra
po knaqen të gjorët,
kush më shumë e me pak
kokorisen me rrena si gjeli në kaqak.

Rrenën e kanë bukë
që nuk munden patë të jetojnë
i bëjnë bukur i hijeshojnë
vetëm e vetëm
rrena të mbijetojë.

Nuk e dinë, po ja fusin kot,
si në dasëm si në mort,
nuk dallojnë rrencat për dredhi
kush kujt me ja përzi
në politikë
e në bujqësi
n'kafe duke ngrënë
e raki tuj pi
si në treg e në qarshi
kjo në Kosovë ngjallë mrekulli
e askush fillin rrenës sja di.

E për këtë ngrejnë dolli
rrofsh e qofsh moj rrenë ti.
8 orë më parëPëlqej2PërgjigjuMë shumë

Fadil Gashi

Faruk, disa portale rrejne dhe manipulojne per te mashtruar veteveten. Per fat te mire, nuk rrejne me fantazi as me me kreativitet, keshtu qe rrenat e tyre jane transparente...
1 orë më parëPëlqej1PërgjigjuMë shumë

Razim Ahmeti

Herët a vonë e vërteta del mbi sipërfaqe ty fort mirë të njeh vehtë Svarqa e më tepër publiku , qëndro drejt e mos ta nin!
1 orë më parëRedaktuarPëlqej1PërgjigjuMë shumë

Bahri Bytyqi

1 orë më parëPëlqejPërgjigjuMë shumë

Sevdi Qorrolli

Rrena i ka kambet e shkurta...unë Muharremin e kam shok qe 35 vite dhe asnjiher nuk e braktisi...perkundrazi miqesija jonë forcohet..turp per ata qe shpifin...Muharremi Farukun e ka shokë te vjetër!!
40 minuta më parëPëlqejPërgjigjuMë shumë

Bahri Bytyqi

34 minuta më parëPëlqejPërgjigjuMë shumë

Azem Çerkini

Ndodhe ndonjehere qe vet reagimi, e faktorizon shpifesin.
21 minuta më parëPëlqejPërgjigjuMë shumë
Shkruaj një koment...