Sport

Willian gëzon tifozët e Barcelonës

By FerizajPress

July 03, 2018

Willian dëshiron të transferohet te Barcelona. Por, “Mundo Deportivo” raporton se Chelsea nuk do ta lejojë lehtë largimin e tij. Sulmuesi dëshiron ta shfrytëzojë interesimin nga Barcelona për transferim në Camp Nou, edhe pse ka kontratë në Stamford Bridge deri më 2020, përcjell “lajmi.net”. Por, Chelsea kërkon 80 milionë euro për shërbimet e tij. Willian shpreson në arritjen e marrëveshjes mes palëve për transferim te skuadra kampione nga La Liga. /Lajmi.net/