Sport

West Ham – Arsenal, spektakli përfundon pa fitues

By FerizajPress

April 09, 2016

West Ham dhe Arsenal kanë luajtur baras 3:3, në një ndeshje të ‘çmendur’. West Ham dhe Arsenal kanë dhuruar spektakël, në ndeshjen që përfundoi me rezultat të barabartë 3:3

Arsenali shënoi dy gola të shpejtë ndaj West Hamit nëpërmjet Mesut Oezilit (18) dhe Alexis Sanchezit (35).

Por, bënë një rikthim sensacional në lojë, duke kaluar në epërsi 3:2 me tre golat e sulmuesit anglez Andy Carroll (44, 45 dhe 52). Por, Arsenlin nga humbja e shpëtoi Laurent Koscielnyni, i cili në minutën e 70-të, barazoi rezultatin në 3:3.

Pas këtij barazimi, Arsenali gjendet në vendin e tretë në tabelë me 59 pikë të tubuara, 7 më shumë sesa West Ham që gjendet në vendin e gjashtë