Lajme

Washington Post raporton për arrestimet e fundit në Kosovë

By FerizajPress

November 21, 2016

Saktësisht thuhet se ‘’Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së hënë, ka arrestuar 11 persona për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës si dhe ka identifikuar 36 fëmijë lëmoshëkërkues’’, njofton Klan Kosova.

Ky plan operativ është zbatuar në gjithë territorin e Kosovës, thuhet në artikullin e publikuar.

Në ‘’The Washington Post’’ thuhet poashtu se fëmijët e identifikuar janë kryesisht nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, ku prej tyre 23 janë shtetas kosovarë dhe 13 shtetas shqiptarë.

.