Lajme

Walker takon familjarët e Grupit të Kumanovës, kërkon drejtësi për rastin (Foto)

By FerizajPress

January 15, 2017

Ismail Zekaj, babai i Val Zekajt deklaroi për Gazetën “Lajm” të Shkupit se në këtë takim ambasadori Walker ka kërkuar ndriçim të plotë të ndodhive në Kumanovë në maj të vitit 2015.

“Ambasadori Walker tha se rasti i Kumanovës duhet të ndriçohet njëjtë sikurse masakra e Reçakut. Ai ishte kategorik në qëndrimin se duhet patjetër të zbulohet se kush organizoi skenarin e Kumanovës dhe kush e bëri këtë tradhti”, deklaroi për Lajm Ismajl Zekaj, babai i Val Zekajt.

Ambasadori William Walker po qëndron në Kosovë në kuadër të shënimit të 18 vjetorit të Masakrës së Reçakut, masakër e cila tmerroi botën dhe solli deri te intervenimi i NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë./Lajmpress/