Lajme

Walker pritet nga drejtuesit e Nismës, flasin për problemet që po ballafaqohet Kosova

By FerizajPress

January 16, 2017

Zyrtarët e këtij subjekti politik kanë biseduar me Walkerin për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova kohës së fundit.

Ky është postimi i Nismës për takimin e ambasadorin Walker:

Sot së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar z. Jakup Krasniqi patëm kënaqësinë ta takojm mikun tonë, mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin Wiliam Walker.

Me ambasadorin Walker diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova.

I shprehëm mirënjohje ambasadorit Walker për rolin e tij në të gjitha fazat e zhvillimeve në Kosovë, e posaçërisht për kohën kur ai ishte vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur viktimat e pafajshme të Reçakut në janarin e vitit 1999 dhe duke i klasifikuar sulmin kundër tyre, si krim kundër njerëzimit.

Ambasadori Walker me deklaratën e tij pati kthyer fuqishëm vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për krimet që po bëheshin në Kosovë.