Ferizaj

VV reagon për aktivistët e saj

By FerizajPress

August 03, 2017

SQARIM Në vend të kundër reagimit ndaj të pavërtetave nga ana e AAK-së dega Ferizaj rreth aktivistëve më të ri të LVV gjegjësisht znj. Arieta Maliqi – Olluri dhe z.Adnan Selmani se asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e AAK-së,Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Ferizaj dëshiron të sqarojë dhe informojë opinionin rreth angazhimit politik të këtyre dy aktivistëve të cilët tanimë janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje LVV. Në foto 1 është Arjeta Maliqi gjatë mbledhjes së kryesisë së ARK-së. Znj. Arieta Maliqi- Olluri që nga viti 2009 ka qenë pjesë aktive e AAK-së dega Ferizaj ku ka ushtruar pozita të rëndësishme si anëtare e kryesisë se ARK-së Aleanca e të Rinjëve të Kosovës, gjithashtu ka qenë anëtare e zgjedhur e Këshillit Drejtues të AAK-së dega Ferizaj. Ndërsa në foto 2 është Adnan Selmani të cilin në zgjedhjet komunale të vitit 2013 nëndega e AAK-së në fshatin Dardani e ka propozuar si kandidat për asamblenë komunale në Ferizaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.