Ditët e punës në ndërtesën e vjetër të Komunës së Vushtrrisë, janë të numëruara. Punëtorët përgjegjës kanë filluar t’i bartin lëndët nga këtu në objektin e ri, i cili do të përurohet nesër. Qytetarët shpresojnë që me ndërtesën e re do të vijnë edhe shërbime me të mira.