Ferizaj

Vullnetarët e IPEDU-së përmbyllin aktivitetin “Children in need”

By FerizajPress

July 27, 2016

Ferizaj. 27.07.2016. Vullnetarët e IPEDU-së sot me një aktivitet kan përmbyllur projektin “Children in need” me moton “46=47” , aktivitet për solidarizim dhe socializim të  kategorisë së fëmijëve me Sindrom Down.

“Aktiviteti me moton “46=47”  në të cilin  vullnetarët e IPEDU-së punuan disa muaj  kishte për qëllim  që femijtë e prekur nga sindromi Down  të socializoheshin  dhe  të tregohej  se edhe ata   janë pjesë e shoqërisë   dhe janë të barabartë më fëmijtë e tjerë” ka thënë Edita Selmani, koordinatore e  këtij projekti.

Në këtë grup ishte  edhe Doruntina  Aliu e cila tha  se ishte një prej punëve të cilat grupi i ka kryer me kënaqësi.

“Ka qenë  një kënaqësi  e madhe të punosh  me fëmijtë,të hysh në botën e tyre,të jeshë pjesë e imagjinatës së tyre dhe të promovosh barazi” tha Doruntina Aliu.

Gjatë këtij aktiviteti  vullnetarët e IPEDU-së  kanë organizuar shumë seanca me këta fëmijë e ku  edhe  janë punuar punime të ndryshme të cilat në ditën e përmbylljes jan ekspozuar per shitje në sheshin e qytetit.

Gjat aktivitetit të sotëm morrën pjesë shumë fëmijë nga ky projekt të cilët ekspozuan për shitje punimet e tyre të cilat i kishin krijuar gjat këti projekti.

U bë e ditur se idenë për këtë aktivitet e kishin hartuar Edita Selmanoviq dhe Auron Bytyqi.

Kjo ide u përkrah dhe u financua  nga Ministria për Kulturë dhe  nga drejtori i DSHMS-së  në Ferizaj Burim Karameta.