Lajme

Vuçiqi, kryeministri serb që më së shumti ka hyrë në Kosovë

By FerizajPress

April 03, 2016

Nikola Selakoviq, ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë, për vizitën e Aleksander Vuçiqit në Kosovë ka thënë se është i vetmi kryeministër që ka vizituar Kosovën më shumë se sa secili paraardhës i tij.

Për këtë Selakoviq ka thënë se edhe incidentet sikur ai Zubin Potokut nuk e frikësojnë atë, transmeton Koha.net.

“Gjërat e tilla vetëm sa na bashkojnë më shumë që të jemi të vendosur për zgjidhjen e problemeve të popullit tonë në Kosovë. Kjo është politika e ruajtjes së serbëve në Kosovë, sigurinë e tyre, përparimin ekonomik dhe mbrojtjen e trashëgimisë shpirtërore, kulturore e politike”, ka thënë Selakoviq.