Lajme

Vuçiq u drejtohet me një porosi banorëve të Banjë

By FerizajPress

September 09, 2018

Presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq, i është adresuar banorëve të Banjës pasi që nuk u lejua ta vizitojë këtë.

Ai përmes telefoni u ka thënë atyre se nuk mund t’i vizitojë sepse nuk dëshiron që t’i rrezikojë jetët e tyre.

“Nuk është mundësuar vizita ime atje, dhe aq më shumë nuk dua t’ua rrezikojë jetën tuaj”, citojnë mediat serbe t’u ketë thënë Vuçiq banorëve të Banjës.

Kujtojmë se pavarësisht që presidentit serb iu revokua leja për ta vizituar Drenicën, ai tentoi ta bëjë një gjë të tillë mirëpo u ndalua nga Policia e Kosovës.

Sipas raportimeve, Vuçiq tanimë ka marrë rrugën për në Mitrovicë.