Vuçiq thotë se Serbia do të ketë institucione në Kosovë

By FerizajPress

August 09, 2016

Vuçiq gjithashtu ka bërë me dije se është në interes të stabilitetit rajonal vazhdimi i dialogut me Prishtinën, transmeton Klan Kosova.

“Në dialog ne do të marrim pjesë në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente dhe të gjitha marrëveshjet, si më parë, do të vihen në dispozicionin e publikut”, është shprehu Vuçiq.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia do të vazhdojë që të jetë e pranishme në institucionet e Kosovës, përmes sistemit të saj arsimor, shëndetësor, të kulturës si dhe vetëqeverisjes lokale.

.