Duke folur për rrjedhën e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Vuçiq është shprehur se në këtë proces asnjëherë nuk është folur mbi formimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton lajmi.net
Sipas tij, askush nuk do të mund t’ua imponojë me forcë që ta përkrahin një çështje, që për ta është e pamundur të realizohet.
Kurse, ndërperjen e dialogut deri në lirimin e Ramush Haradinajt dhe premtimin e Hashim Thaçit që do të jap dorëheqje nëse nuk kalon ligji për Ushtrinë, ai i ka cilësuar si zhvillime interesante në Ballkanin Perëndimor. /Lajmi.net/