Lajme

Vuçiq në alarm për rritjen e numrit të shqiptarëve, u tregon serbëve nga sa fëmijë t’i bëjnë

By FerizajPress

May 30, 2019

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është tmerruar nga statistikat zyrtare të marra nga OKB, të cilat tregojnë se populli serb po tkurret dita ditës, ndërsa shqiptarët vazhdimisht po rriten.

Vuçiq thotë se nëse vazhdon ky trend, shqiptarët në vitin 2100 do të jenë  dy fish më shumë në Ballkan më shumë se serbët.

“Në vitin 2100 d të jemi dyfish më pak se shqiptarët në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Vuçiq gjatë një fjalimi në Kuvendin e Serbisë, shkruan Gazeta Express.

E bazuar në këtë, ai thotë se serbët në 30 vitet e ardhshme do të duhet të bëjnë së paku më shumë se 3 fëmijë.

“ Për të pasur një rritje pozitive natyrore të serbëve në 30 vitet e ardhshme, nevojitet që gratë të lindin prej një mesatare rreth 3.2 fëmijë”, është shprehur i shqetësuar Vuçiq.

Ai thotë nëse nuk merren këto masa, atëherë Serbia përveç që nuk do të mund të flasë për Kosovën, nuk do të mund të flasë më as për mbijetesën e serbëve që jetojnë në Serbi.

 Sipas tij për të parandaluar një tragjedi të tillë, atëherë Serbia duhet që të arrijë një marrëveshje paqeje më Kosovën, në të kundërtën nëse vazhdon konflikti i ngrirë me incidente të një pas njëshme atëherë kjo do të jetë fatale për Serbinë.

Ai ka prezantuar disa të dhëna të OKB’së, duke treguar se në vitin 2100, shqiptarët do të jenë më shumë prej 4 milionë e 936 mijë  më shumë se tani, që në total i bie të jetë rreth 9 milionë e 640 mijë. Ndërkohë sipas statistikave që prezanton ai, serbët do të jenë 3 milion e 132  mijë më pak, apo në total do të jenë vetëm  4 milionë e 327 mijë.