Lajme

Vuçiq: Më shqetëson fiksimi i Prishtinës për veriun e Kosovës

By FerizajPress

July 15, 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur i shqetësuar pas disa deklaratave të disa ish-luftëtarëve boshnjak, duke thënë se do të bëjë përpjekje për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë etnike. “Do të ketë paqe, jo konflikte dhe luftë” ka thënë Vuçiq. Pasi ka folur rreth kësaj çështje me kreun e ‘Republika Srpskas’, Milorad Dodikun, Vuçiq ka shprehur shqetësime edhe sa i përket fiksimit të Prishtinë për veriun e Kosovës. ‘Nuk dua të flas shumë për shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë, por më shqetëson fiksimi i Prishtinë për veriun e Kosovës” ka thënë presidenti serb, Vuçiq. I pyetur rreth kërkesave që shqiptarët që jetojnë në jugun e Serbisë të kenë të drejtat e njejta sikurse serbët në Kosovë, dhe që të përfshihen në dialogun e Brukselit, Vuçiq nuk ka pranuar të jap përgjigje. Vuçiq rreth dhe problemeve me Kosovën ka folur edhe gjatë takimit me presidentin francez, Emanuel Makron.