Lajme

Vuçiq me porosi për serbët e Kosovës: Bëni më shumë fëmijë, Kosova është e ardhmja juaj

By FerizajPress

December 25, 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka përsëritur edhe sot faktin se Serbia dhe Kosova janë larg arritjes së një marrëveshjeje.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një interviste në televizionin Tv Pink, ku edhe ka folur për situatën aktuale politike dhe vazhdimin e dialogut, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme për një dialog që do të sillte një të ardhme të mirë.

Ai, gjithashtu, ka folur edhe për serbët të cilët jetojnë në veri të qytetit të Mitrovicës.

“Serbët në Kosovë kanë gjithmonë një mbështetje të fortë nga Serbia”, ka shtuar kreu i shtetit serb.

Ai madje ka porositur serbët në Kosovë që të bëjnë më shumë fëmijë, pasi, sipas tij, “Kosova është e ardhmja e tyre”. /GazetaExpress/