Vuçiq kërkon në Paris ndërtimin e autostradës me Shqipërinë

By FerizajPress

July 04, 2016

Mediat serbe shkruajnë se gjatë qëndrimit në Paris, Vuçiq do të takohet me përfaqësues të lartë të BE-së, si me Komisionarin për Zgjerim, Johannes Hahn dhe përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.Gjithashtu, Vuçiq do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si dhe me disa kryeministra të rajonit.

Duke folur për infrastrukturën, Vuçiq tha për mediat serbe se investimet në autostradën Nish-Prishtinë janë rruga më e mirë për t’u lidhur më shpejt me Shqipërinë.

Ai tha se projekti ka rëndësi shumë të madhe edhe për disa zona të Serbisë. “Mendoj se kjo është lidhja më tej infrastrukturore me Shqipërinë”, tha ai.

Vuçiq deklaroi se Serbia ka shkuar në Forumin e Parisit për të paraqitur projektet e veta infrastrukturore. Paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishme për progresin ekonomik tha Vuçiq  duke shtuar se Serbia do të ketë rritje të madhe ekonomike dhe përmirësimin e standardeve të jetesës.

 

 

 

.