Lajme

Vuçiq kërcënon Kroacinë: Tash flasim ndryshe me juve!

By FerizajPress

December 12, 2016

Vuçiq po ashtu ka paralajmëruar se do të largohet nga Brukseli dhe nuk do të merr pjesë në konferencën ndërqeveritare.

Kryeministri serb ka udhëtuar në Bruksel dhe në rast se Kroacia nuk tërhiqet nga bllokada, ai do të largohet nga Brukseli qysh sonte, transmeton lajmi.net.

“Serbia gjatë gjithë kohës ka qenë e durueshme dhe është përpjekur që të mos të reagojë, por qe nga tash do të flasim ndryshim”, ka thënë Vuçiq me tone kërcënuese për Kroacinë.

Ai po ashtu ka thënë se në rast se Kroacia nuk tërhiqet nga bllokada edhe ia do të largohet nga Brukseli dhe do t’i drejtohet opinionit.

Vuçiq ka udhëtuar sot pasdite në Bruksel, ku sonte është paraparë një takim me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Takimi i punës i kryeministrit serb dhe Mogherinit i paraprinë konferencën nderqeveritare të BE-së dhe Serbisë nesër në Bruksel, ku është paraparë hapja e tri kapitujve të negociatave – 2, 25 dhe 26.

Kroacia nuk është i vetmi vend me pyetje dhe dilema në lidhje me hapjen e këtij kapitulli, sepse dritën e gjelbër nuk e kanë dhënë edhe disa vende të tjera, por për Kroacinë, siç thotë “Vecernji list”, është e debatueshme nëse Serbia është e gatshme të garantojë arsimin në gjuhët e pakicave.

Deri më tani, konsensusi i të gjitha 28 shteteve anëtare të BE-së është arritur për hapjen e kapitullit 5, që ka të bëjë me prokurimin publik dhe janë afër konsensusit për kapitullin 25, për shkencë dhe hulumtim, i cili me gjasë do të hapet të martën. /Lajmi.net/

.