Lajme

Vuçiq i ankohet BE-së për kushtet e Kosovës, thotë se Prishtina dëshiron ta përul Serbinë

By FerizajPress

October 27, 2016

Vuçiq u ka thënë gazetarëve se ajo që kërkohet nga Serbia për të është e pabesueshme dhe tregon se dikush nga ana e Prishtinës nuk dëshiron dialog, por vetëm ta përul Serbinë, transmeton lajmi.net.

Ministrja kosovar për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se Prishtina si kusht për vazhdimin e dialogut në Bruksel kërkon që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, të paguaj dëmet e luftës dhe të vendos përmes demarkacionit kufirin e saktë ndërmjet dy shteteve.

Vuçiq ka thënë se këto deklarata nuk kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve. /Lajmi.net/

 

.