Vuçiq i ka dhënë këto komente në ditën kur serbët po votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.
“Unë jam më se i sigurt se ne do të vazhdojmë me procesin tonë të integrimeve në BE dhe do të duhet ta përshpejtojmë procesin e pranimit”, ka thënë Vuçiq, në kohën kur po e hidhte votën e tij në kutitë e votimit. “Dhe, sigurisht, duhet t’i mbajmë lidhjet tona tradicionale me miqtë tanë (Rusinë) në lindje”, ka shtuar ai.
Vuçiq bëri thirrje për zgjedhje dy vjet më herët sesa afati i paraparë, duke theksuar nevojën për një mandat më të fuqishëm se 131 ulëset që ka subjekti i tij, Partia Progresive Serbe, pak më shumë se gjysma e 250 ulëseve të Parlamentit.
Ai thotë se një mandat më i fuqishëm do t’i ndihmonte atij që t’i arrinte qëllimet për afrimin e Serbisë më afër Bashkimit Evropian, si dhe forcimin e ekonomisë, duke nxitur reformat e duhura, të kërkuara nga BE-ja dhe nga FMN-ja (Fondi Monetar Ndërkombëtar)./REL
The post Vuçiq flet për integrim në BE, por edhe lidhje të ngushta me Rusinë appeared first on Lajminet.