“Përpiqemi ta mbajmë ritmin e bisedimeve me shqiptarët e Kosovës, sepse duhet të jetojmë së bashku dhe të krijojmë ardhmëri të përbashkët”, theksoi Vuçiq.
Siç njoftoi Tanjug, ai theksoi se bisedat zhvillohen nën patronazh të BE-së, ndërsa Beogradi është i gatshëm t’i vazhdojë dhe ta informojë KB për ngjarjet, përcjell Alsat M.
Vuçiq shfaqi shpresë se situata në Kosovë nuk do të jetë burim i jostabilitetit në të ardhmen.